Punonjësit australianë tani mund të injorojnë emailet dhe thirrjet e punës jashtë orarit të punës falë një ligji të ri që ka hyrë në fuqi.
Ligji, i njohur si “e drejta për t’u shkëputur”, ndalon ndëshkimin e punonjësve për refuzimin e kontaktit nga punëdhënësit jashtë orarit të punës, në shumicën e rasteve.
Ky ndryshim ka për qëllim të ndihmojë punëtorët të mbrojnë jetën e tyre personale, e cila është përballur me një “pushtim” të vazhdueshëm përmes emaileve, mesazheve dhe telefonatave, sidomos pas pandemisë së COVID-19.
John Hopkins, profesor i asociuar në Universitetin e Teknologjisë Swinburne, ka theksuar se teknologjia digjitale ka sjellë një normë globale të kontaktit edhe jashtë orarit të punës dhe gjatë pushimeve.
Një sondazh për vitin 2023 zbuloi se australianët kanë punuar mesatarisht 281 orë jashtë orarit të papaguar, ka raportuar Reuters.
Ligji i ri i vendos Australinë në një grup prej rreth 22 vendeve që kanë ligje të ngjashme.
Megjithatë, punëdhënësit ende mund të kontaktojnë punonjësit në raste emergjence ose punë me orar të parregullt.
Arbitri industrial i Australisë, Komisioni i Punës së Drejtë (FWC), do të përcaktojë nëse refuzimet janë të arsyeshme duke marrë parasysh rolin e punonjësit dhe rrethanat e kontaktit.