Austria pritet t’i dërgojë 190 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Austrisë, ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të dërgohet kontingjenti i 50-të i ushtarëve austriak në misionin e KFOR-it në Kosovë, me një pjesëmarrje prej 190 ushtarësh

Ushtarët austriak të KFOR-it në një mision në veri të Kosovës në qershor, 2023, fotoReuters.

Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Claudia Tanner, ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji në misionin e KFOR-it do të dërgohet kontingjenti i 50-të i ushtarëve austriak, në kuadër të të cilit do të shërbejnë 190 ushtarë.

Tanerova ka theksuar se vendi i saj është i përkushtuar për pjesëmarrje aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes përmes operacioneve ndërkombëtare të paqes, në mënyrë që të përballet me sfidat e reja të shekullit të 21-të.

Ajo ka thënë se zgjidhja e problemeve aktuale të sigurisë kërkon bashkëpunim të ngushtë në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

“Përveç përgjegjësisë së saj parësore për mbrojtjen ushtarake kombëtare, pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare është një prioritet i lartë për forcat e armatosura austriake. Ushtarët austriakë kanë dëshmuar gjithmonë se janë partnerë të besueshëm në Kosovë dhe jam e kënaqur që ky kurs vazhdon me rotacionin e kontingjentin e 50-të”, ka deklaruar ajo, raporton Militar Aktuell.

Austria merr pjesë në këtë mision që nga viti 1999.

Komandanti i kontigjentit të ri do të jetë koloneli i Shtabit të Përgjithshëm, Bernhard Gruber, i cili do të drejtojë rreth 190 ushtarë.

Që nga 2 korriku 1999, Forcat e Armatosura të Austrisë janë aktive në Kosovë.

Ministria austriake e Mbrojtjes ka thënë se Forcat e Armatosura të Austrisë kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbështesin organizatat ndërkombëtare dhe ndihmojnë në rindërtimin e rajonit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika