Austria pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se Austria mbetet në qëndrimin e saj pro liberalizimit të vizave për Kosovën





Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka rikonfirmuar edhe njëherë se Austria është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Presidenti austriak, e përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se është e rëndësishme të arrihen rezultate pozitive.

“Austria e mbështet plotësisht Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke përfshirë liberalizimin e vizave. Është edhe më e rëndësishme që Kosova të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur rezultate pozitive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar ai.

Këto deklaratë presidenti i Austrisë i dha në kuadër të takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.





Presidentja Osmani pritet në takim nga Presidenti i Austrisë, e falënderon atë për mbështetjen e dhënë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika