Austria uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë ka uruar shtetasit e Kosovës për liberalizimin, duke thënë se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka uruar shtetasit e Kosovës për liberalizimin, duke thënë se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.

“Kjo është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së, urime”, thuhet në postim.

Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe Parlamenti Evropian e kishte mbështetur këtë vendim, mirëpo vendet si Franca dhe Holanda nuk ishin të pajtimit.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika