Auto Mita fillon kampanjën vetëdijësuese për aksidentet rrugore

Auto Mita ka filluar me kampanjën vetëdijësuese për aksidentet rrugore

Foto ilustrim

Është mëse e ditur ndërkombëtarisht, se çdo vit një numër i madh i njerëzve humbin jetën në aksidente rrugore, për këtë arsye data 20 nëntor është dita kur përkujtohen të gjitha viktimat e trafikut, e me rastin e kësaj dite, Auto Mita – gjiganti në industrinë shitjeve të veturave në Kosovë ka filluar një kampanjë vetdijësuese për mbrojtje në trafik.

Auto Mita e ka parë të arsyeshme që një kampanjë e tillë do të jetë shumë më e rëndësishme dhe më e leverdisshme se çdo zbritje, ofertë ose aksion tjetër.

Vlen të ceket se më shumë se 5 mijë vetura të reja të shitura nga prodhuesi Renault, Nissan, Dacia, në Auto Mita, gjithmonë duke ju falenderuar sigurisë së lartë që ofrojnë, nuk ka pasur asnjë fatalitet madje as lëndim të rëndë të personave që kanë vozitur këto vetura.

Në mesin e shumë pikave që do të diskutohen dhe shpërndahen nëpër media dhe rrjete sociale do të mund të kuptoni shumë gjëra të rëndësishme që mbrojnë shëndetin tuaj dhe pa diskutim ua shpëtojnë jetën.

Duke filluar se si nuk duhet të vozisni të lodhur, të dehur ose pa përvojë në vozitje nëpër rrugë të gjata, e deri te përdorimi i rripave fallco të sigurisë qe shiten ku do në vendin tonë, për të cilat në vendet tjera gjobat janë shumë serioze.

Ndikim substancial në aksidentet rrugore ka edhe vjetërsia e veturave në Kosovë, ku mosha mesatare e tyre është rreth 18 vite.

Qëllimi i kampanjës që ka filluar Auto Mita është parandalimi i aksidenteve të rënda të cilat përfundojnë me fatalitet. Prandaj informimi i saktë, ndërrimi, regjistrimi dhe kontrollimi i veturës duhet bërë në kohën e duhur dhe ky është pikërisht aspekti mbi të cilin kjo kampanjë do të iu edukojë dhe do vetëdijsojë njëkohësisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika