Autoblinda e Policisë aksidentohet në veri, disa policë të lënduar

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident të premten mbrëma në veri të vendit, duke rezultuar në lëndime për disa zyrtarë policorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovc, ku autoblinda që transportonte tetë operatorë dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zv/drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njëjtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, ka njoftuar Elshani.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika