Autoblindat e Njësisë Speciale vendosen në pikën kufitare në Jarinjë (VIDEO)

Mbi 100 zyrtarë policorë serbë, të cilët janë të punësuar në Policinë e Kosovës i kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre të dielën e gjashtë nëntorit ndërsa në mbrëmje autoblindat e Njësisë Speciale janë vendosur në pikën kufitare në Jarinjë

Autoblindat e Njësisë Speciale drejt pikës kufitare në Jarinjë

Autoblindat e Njësisë Speciale të dielën e gjashtë nëntorit janë vendosur në pikën kufitare në Jarinjë.

Të gjithë zyrtarët policorë nga komuniteti serb nga mëngjesi i ditës së sotme nuk janë në vendin e tyre të punës në këtë pikë kufitare.

RTV Dukagjini, ka mësuar se të gjithë pjestarët e këtij komuniteti kanë dhënë dorheqje nga detyra e tyre gjatë mëngjesit të sotëm.

Aktualisht nuk ka shumë vetura duke qarkulluar në këtë pikë kufitare që lidh Kosovën më Serbinë.

Mbi 100 zyrtarë policorë serbë, të cilët janë të punësuar në Policinë e Kosovës, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre me shkrim në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, të dielën e gjashtë nëntorit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur dorëheqje të punonjësve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Ndryshe, që nga një nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika