Autobusët drejt Evropës, sa ka interes të qytetarëve për të shkuar në vendet evropiane?

Pas liberalizmit të vizave, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë shprehur shumë interesim që të udhëtojnë drejt vendeve evropiane. Ndërsa, një pronar i një kompanie të autobusëve ka treguar se tashmë fluksi i qytetarëve për të udhëtuar në këto vende ka filluar të bjerë dukshëm

Pamje të autobusëve duke u nisur drejt Evropës

Gjatë kohës së fundit shumë autobusë nga Stacioni i Prishtinës po nisen në Evropë, ngase interesimi i qytetarëve për të udhëtuar në ato vende pas liberalizimit të vizave është rritur.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, një qytetar ka thënë se liberalizimi i vizave është hap pozitiv, por ikja e qytetarëve përbën shqetësim për të. Në anën tjetër, ai e “arsyetoi” këtë duke thënë se shumë gjëra në Kosovë nuk janë në rregull dhe nuk funksionojnë ashtu siç duhet.

Ndërsa një i punësuar në një kompani të autobusëve është shprehur se ka shumë interesim të qytetarëve për të udhëtuar drejt vendeve evropiane.

“Ka nisje vazhdimisht, pesë herë në javë. Për momentin po mbushen autobusët me udhëtar”, ka thënë ai.

Një pronar i kompanisë së autobusëve ka thënë se pas liberalizimit të vizave numri i qytetarëve të interesuar për të udhëtuar në vendet e zonës Shengen është rritur.

“Mbi dy mijë qytetarë që në 10 ose 15-ditëshin e parë të vitit kanë udhëtuar drejt vendeve të zonës Shengen. Deri më datën 20 janar, në ditët e para kanë qenë autobusët plot. Ndërsa sot, stacioni i autobusëve është i zbrazët, janë pak autobusë që po shkojnë, me 50 për qind të kapacitetit të tyre. Në autobus janë rreth 35 udhëtarë, por autobusi ka vend për mbi 55 udhëtarë…”, ka rrëfyer ai.

“Fluksi i qytetarëve për të udhëtuar drejt zonës Shengen ka filluar të bjerë dukshëm, dhe është mirë që qytetarët e kanë kuptuar që në zonën Shengen shkohet si turist, për të vizituar dhe për t’u kthyer”, ka rrëfyer tutje ai.

Gjersa një qytetar tjetër ka treguar se po shkonte për vizitë familjare dhe se nuk planifikonte qëndrim të gjatë atje.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika