Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me internet, kostoja rreth 2 mijë euro

Autobusët e “Trafikut Urban” nga sot pajisen me Wi-Fi, duke ju mundësuar pasagjerëve përdorimin falas të shërbimeve të internetit

Foto ilustrim

Autobusët e “Trafikut Urban” tashmë do të jenë të pajisur me Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka deklaruar para gazetarëve se kostoja e këtij shërbimi është 2 mijë euro në muaj, ndërsa pajisjet janë dhuruar falas nga IPKO.

Ai ka thënë se nuk do të këtë rritje të pagesë në bileta të qytetarëve edhe pse është shtuar ky shërbim.

“Kjo pasi mendoj se transporti publik duhet të jetë mjet i transportit që na ndihmon të gjithëve të kemi një qytet të pastër. Po ashtu, kjo do të ndikojë në mirëqenien ekonomike të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Maraj.

Maraj ka shtuar se ky lajm është pritur mirë nga udhëtarët.

“Sot të gjitha shtresat e qytetarëve mund ta shfrytëzojnë Trafikun Urban për transport e me të edhe internetin pa pagesë. Është diçka që është pritur shumë mirë kur e kemi dhënë lajmin vitin e kaluar. Ta gëzojmë të gjithë”, ka thënë ai.

Maraj po ashtu përmendi flotën prej 30 autobusëve të rinj, të cilët tha se shpreson që të vijnë deri në fund të këtij viti.

“Shpresoj që autobusët e rinj të vijnë deri në vitin 2024. Jam I angazhuar që ky proces të përshpejtohet edhe në fund të vitit të kemi flotën e 81 autobusëve. Pra 51 autobusëve që i kemi të i shtohen edhe 30 autobusë të rinj e në këtë mënyrë të kemi mundësi të ofrojmë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët. Kemi fëmijë dhe të moshuar që e përdorin autobusin tonë. Ne kemi filluar bashkëpunimin edhe me ndërmarrje të mëdha që për punëtorët e tyre të kemi lehtësira dhe ata të shfrytëzojnë transportin publik si mjet për hyrje-dalje nga qyteti”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

E një qytetar i revoltuar ka thënë se ndërmarrja “Trafiku Urban” më mirë do të ishte që të lëshonte në qarkullim më shumë autobus, pasi me numrin aktual që janë në qarkullim po bëhet tollovi e madhe e udhëtarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika