Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë.
Këtë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet dhe një këmbësore, ku si pasojë e lëndimeve trupore këmbësorja është dërguar për tretmant të mëtutjeshëm mjeksor.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka thënë Ahmeti.