Autobusi i aksidentuar në Vragoli ishte me maturantë nga Presheva, Arifi: Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë

"Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit"

Autobusi i aksidentuar në Vragoli ishte maturantë nga Presheva, Arifi: Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë

Gjatë ditës së shtunë ka ndodhur në aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kanë mbetur të lënduar rreth 30-të persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra (30) persona që kanë pësuar lëndime”, ka njoftuar policia.

Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, 30 persona të lënduar

Ndërsa, autobusi ishte me maturantë nga Presheva të cilin po ktheheshin nga Shqipëria për në Preshevë.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Shqipërim Arifi, i cili ka thënë se të gjithë maturantët janë mirë, duke theksuar se janë marrë masat për sigurimin e transportit për në Preshevë.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Arfii në Facebook, ku ka bashkangjitur një video-adresim.

Kurse, mjekja e cila ka qenë në vendin e ngjarjes ka thënë se në vendin e ngjarjes ndihmë mjekësore kanë marrë rreth 18 persona, ndërsa 7 prej tyre janë dërguar në emergjencë.

“Aksidenti ka ndodhë  në Vragoli, rrugës tu u kthy për në Prishtinë, mes një autobusi dhe kamioni. Autobusi ka qenë me nxënës nga një ekskursion. Ndihmë mjekësore në vendngjarje kanë marrë afërsisht 17-18 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në emergjencë. Lëndime kanë pasur por jo lëndime shumë të rënda, vlerësimet tjera bëhen në Emergjencë”, ka thënë Qëndresa Makolli nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ne Fushë Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika