Autobusi në Peru bie në humnerë, mbi 20 të vdekur

Mbi 20 persona kanë vdekur, pasi një autobus me 60 pasagjerë ka rënë në një humnerë në veriperëndim të Perus

Foto ilustrim

Të paktën 24 persona kanë vdekur në veri të Perusë, pasi një autobus me 60 pasagjerë u rrëzua në një shkëmb të shtunën, kështu ka njoftuar Policia për mediat lokale.

Agjencia e mbikëqyrjes së transportit të Perusë (Sutran), ka konfirmuar përplasjen në një deklaratë, pa dhënë një numër viktimash ose lëndimesh.

Autobusi, që i takon kompanisë Qorianka Tours, ishte nisur nga kryeqendra Lima dhe destinacion kishte Tumbesin, vend në kufi me Ekuadorin. Për shkaqe ende të paqarta, thuhet se doli nga rruga në afërsi të qytetit Organos, raporton Policia e Perusë.

Sipas agjencisë për mbikëqyrje të transportit, hetimet e hershme treguan se autobusi dukej se kishte një inspektim të përditësuar të sigurisë dhe sigurimin e aksidenteve, raporton Reuters. 

Aksidentet rrugore janë relativisht të zakonshme në Peru, me shumë shoferë që drejtojnë automjete në rrugë të pasigurta dhe pa trajnimin e duhur.

Në vitin 2021, 29 njerëz vdiqën kur një autobus u rrëzua nga një autostradë në malet e Andeve.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika