Autobusi prishet në Serbi, rreth 70 udhëtarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë në pritje të autobusit tjetër

(E përditësuar) Rreth 70 udhëtarë që po vinin nga Gjermania për në Kosovë kanë mbetur në Serbi, disa kilometra larg pikës kufitare në Merdar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin pësoi prishje gjatë rrugës.

Dukagjini nga burimet e veta merr vesh se në dalje të Rudares ka ndodhur prishja e autobusit, ndërsa në mesin e udhëtarëve ka edhe gra e fëmijë.

Kompania është kontaktuar nga Dukagjini dhe të njëjtit e kanë konfirmuar rastin dhe kanë njoftuar se autobusit të prishur do t’i dërgohet menjëherë zëvendësimi – pasi është disa minuta larg kufirit – në mënyrë që udhëtarët të vazhdojnë udhëtimin për në Kosovë.

Shënim: Nga kompania kanë njoftuar se autobusi ka marrë udhëtarët dhe ka vazhduar rrugën për në Kosovë, siç ka qenë e paraparë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika