Automjeti godet dy këmbësorë në Obliq, marrin lëndime të rënda trupore

Gjatë kësaj të premte një automjet ka goditur dy këmbësorë në Obiliq, të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore

Ilustrim


Të premten e 9 dhjetorit dy këmbësorë janë goditur nga një automjet në qytetin e Obiliqit, të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësja Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë ngjarje për Portalin Dukagjini.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka shtuar se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy këmbësorë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika