Autoritetet e Serbisë mobilizohen për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen e policit serb

Autoritetet serbe janë në kërkim të një të dyshuari që vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Loznicë. Njësia speciale antiterroriste është angazhuar në operacionin e kërkim

Autoritetet serbe janë mobilizuar në masë të madhe teksa vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin që vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Loznicë. Njësia speciale antiterroriste është angazhuar në operacionin e kërkimit, i cili përfshin një numër të madh të forcave policore.

Sipas raportimeve të “N1”, incidenti ndodhi kur policia ndaloi në mënyrë rutinore një taksi me targa turke. Oficeri që ndaloi automjetin kërkoi që njëri nga dy pasagjerët të tregonte çantën që kishte me vete. Kur i kërkuari refuzoi të bënte këtë dhe nisi të qëllonte, ngjarja mori një kthesë tragjike.

Sulmuesi është identifikuar si një shqiptar nga Kosova, i cili kishte gjithashtu një kartë identiteti gjermane. Ky incident ka nxitur një reagim të fortë nga autoritetet serbe, të cilat janë duke bërë çdo përpjekje për ta kapur të dyshuarin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika