AUV-i asgjëson mbi 1 mijë pije energjike, ishin me afat të skaduar

Në njoftim bëhet e ditur se Agjencitë shtetërore për ruajtjen e kufirit, që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, AUV, Doganat dhe Policia, të hënën mbrëma në pikën kufitare Vërmicë kanë ndaluar një sasi prej 1 mijë e 836 njësi-paketime pije energjike (power drink)

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se kanë gjetur dhe ndaluar pije energjike me afat të skaduar, të cilat për destinacion kanë pasur tregun e Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se Agjencitë shtetërore për ruajtjen e kufirit, që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, AUV, Doganat dhe Policia, të hënën mbrëma në pikën kufitare Vërmicë kanë ndaluar një sasi prej 1 mijë e 836 njësi-paketime pije energjike (power drink).

“Agjencitë shtetërore për ruajtjen e kufirit që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit MIK- AUV, Doganat dhe Policia. Mbrëmë në pikën kufitare Vërmicë kanë ndaluar një sasi prej në sasi 1,836 njësi/paketime pije energjike/power drink. Gjatë kontrollit të detajuar të ngarkesës inspektori kufitar ka gjetur brenda ngarkesës produkte me afat të skaduar. Për të njëjtat menjëherë ka nxjerrë vendim refuzimi duke pamundësuar hyrjen e tyre në treg të Republikës së Kosovës. Produktet e tilla do asgjësohen nën mbikëqyrje të autoriteteve kompetente”, thuhet në njoftim.

Me rritjen e fluksit të importit të produkteve ushqimore në prag të festave të fundvitit, AUV-i ka shtuar masat e kontrollit në import në të gjitha fazat e kontrollit inspektues.

Autoritetet kufitare ( AUV, DK dhe PK) kanë ndaluar ngarkesën në fjalë.

“Po ashtu është rritur edhe frekuenca e mostrimit me qëllim testim/ekzaminimi laboratorik në parametra të sigurisë ushqimore. Përveç produkteve të klasifikuar si te pasigurta për konsum, për te cilët është nxjerrë vendim refuzim, ne te njëjtën maune janë hasur edhe sasi tjera produktesh ushqimore te klasifikuara si te dyshimta për konsumim. Autoritet Kufitare ( AUV, DK dhe PK), kanë ndaluar ngarkesën në fjalë, nën vendosjen e produkteve në bllokim për mostrim të klasifikuar si e dyshuar që janë target produktet e caktuara në ngarkesë. Produktet e tilla do qëndrojnë ne pike kontrolli kufitar deri në konfirmim të rezultateve laboratorike. Varësisht nga rezultatet e testeve laboratorike merret vendimi përfundimtar”, thuhet tutje.

Tutje, AUV-i thekson se ngarkesa/produktet, e klasifikuar si të pasigurta në aspektin e sigurisë ushqimore, janë refuzuar (në mbikëqyrjeje të autoriteteve kufitare do të  asgjësohen), ndërsa produktet e klasifikuara si të dyshuara (pas procesit të mostrimit) do të qëndrojnë në pikë kontrolli kufitar deri në eliminimin e të gjitha dyshimeve të ngritura dhe pastaj do të merret vendimi përfundimtar.

“Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me autoritetet kufitare, me anë të kontrolleve do të pengojnë çfarëdo tentimi për futje në treg të ushqimeve të pasigurta. Në te gjitha rastet ku hasen parregullsi/kundërshtime ligjore, MIK do veproj”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika