Avdyli i kundërpërgjigjet Mustafës, e quan të pafytyrë

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Lista “GUXO”, Haxhi Avdyli, i ka reaguar ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit e bëri fajtore Vjosa Osmanin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Haxhi Avdyli dhe Isa Mustafa

 Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka quajtur të pafytyrë, ish-kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

Këto komente, Avdyli, pasi që Mustafa të enjten gjatë ditës, i kishte akuzuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi, se kanë qenë bllokuesit kryesor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“I pafytyri që iku nga politika, akoma po moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion”, ka thënë Avdyli përmes një statusi në Facebook.

Isa Mujstafa dhe Haxhi Avdyli

Duke ju referuar qeverisjes së Mustafës, Avdyli ka thënë se Kosova në atë kohë ishte në mesin e vendeve të korruptuara dhe në fund “të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”.

Prandaj meritë pse Kosova ishte shndërruar në Eldorado ku vidhej në pikë të ditës dhoma e dëshmive, milionat nga thesari, bëheshin keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë që Evropa ti mohoj Kosovës liberalizimin”, ka vijuar Avdyli.

Tutje Avdyli, e ka akuzuar Mustafën, se ishte fajtorë për dështimin e shtetit të Kosovës në shumë sektorë të ndryshëm.

“Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri nga GËRMUESIT më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa”, ka thënë Avdyli.

Në fund, deputeti Avdyli, ka thënë se Kosova sipas tij vazhdimisht po bën hapa përpara.

Mustafa fajëson Osmanin, Kurtin e Bulliqin për mosliberalizim të vizave

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika