Avdyli: Kërcënimi serb është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova nuk duhet "të lëkundet asnjë milimetër, por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për t'ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999"

Deputeti Haxhi Avdyli





Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se kërcënimi serb për kthimin e një mijë  ushtarëve serbë në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës.

“Kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri”, ka shkruar Avdyli.

Sipas tij, të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada, përmes një grushti kriminelesh në veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptarë në jug “kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur – zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre”.

Avdyli ka theksuar se “etja e tyre për gjak po përcillet edhe në gjeneratat e reja”.

Mes tjerash, ai shtoi se Kosova nuk duhet “të lëkundet asnjë milimetër, por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për t’ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika