Avdyli për arrestimin e Mulakut nga Vushtrria: Hap drejt kalimit nga mjekësia mesjetare në mjekësi moderne

Policia e Kosovës ka arrestuar Nazmi Mulakun, i cili pretendonte se ishte mjek popullor dhe shëronte sëmundje përmes metodave jo konvencionale. Deputeti Haxhi Avdyli e quajti Mulakun "matrapaz dhe mashtrues"

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli

Gjatë ditës nga Policia e Kosovës është arrestuar Nazmi Mulaku, i cili në rrjetet e tij sociale pretendonte se është një mjek popullor dhe se shëron disa sëmundje.

Për këtë ka reaguar deputeti i Guxos, Haxhi Avdyli, i cili e ka quajtur matrapaz dhe mashtrues të arrestuarin.

“Falënderoj organet e rendit dhe drejtësisë për përgjigjen e shpejtë ndaj thirrjes sonë publike për vendosjen e shtetit ligjor në sferën e shëndetit publik. Arrestimi i sotshëm i matrapazit apo të vetëquajturit ‘mjek’ popullor është vetëm veprimi i parë që duhet vazhduar edhe me tutje gjithandej Kosovës”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Sipas tij, me këto arrestime po bëhen hapa drejt kalimit nga mjekësia mashtruese mesjetare te mjekësia moderne.

“Me këto arrestime e ndalesa ne po bëjmë hapin e madh të kalimit nga mjekësia mashtruese e mesjetës, në mjekësi moderne të shekullit 21. Shëndetësia publike është çështje shumë serioze për ta lënë në duar të mashtruesve injorantë që jo vetëm që po dëmtojnë xhepin, por edhe shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shtuar Avdyli.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika