Avionët amerikanë i sulmojnë caqet e Hezbollahut irakian

Në një zhvillim të fundit, avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është raportuar të kenë goditur dy qendra të Hezbollahut irakian, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve mbi bazat amerikane gjatë konfliktit në Rripin e Gazës në mes të Izraelit dhe grupeve palestineze

Një avion F-16 i Forcës Ajrore amerikane. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë goditur dy qendra të Hezbollahut irakian, si përgjigje ndaj sulmeve mbi bazat amerikane që janë përshkallëzuar gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Associated Press.

Gjatë sulmeve në bazat amerikane të martën u përdorën për herë të parë raketat balistike me rreze të shkurtra veprimi kundër trupave amerikane, sipas dy zyrtarëve amerikanë të Mbrojtjes.

Avionët luftarakë amerikanë i goditën qendrat e veprimit të Kataib Hezbollah dhe një qendër komandimi dhe kontrolli të Kataib Hezbollah në jug të Bagdadit të martën, thanë zyrtarët në kushte anonime.

Kishte pjesëtarë të Kataib Hezbollahut në të dy zonat gjatë kohës së sulmeve, por zyrtarët nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse ka të vrarë.

Të hënën, një avion ushtarak AC-130 kreu një sulm të paplanifikuar hakmarrës, pasi ndodhej në ajër kur militantët e mbështetur nga Irani i shkrepën dy raketa balistike me rreze të shkurta veprimi mbi Bazën Ajrore Al-Asad në Irak.

Avioni ishte në gjendje ta gjurmonte origjinën e raketave dhe shtiu ndaj disa militantëve që po iknin me një automjet, shkruan REL.

Zyrtarët thanë se SHBA-ja po përpiqet të komunikojë se nuk po kërkon konflikt të gjerë, por se sulmet e mbështetura nga Irani ndaj forcave amerikane duhet të ndalen dhe se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime të mëtejme po qe nevoja.

Deri më sot, bazat amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 66 herë prej 17 tetorit, ditës kur pati një shpërthim në një spital në Gazë ku u vranë qindra njerëz.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika