Avioni luftarak rus bombardon aksidentalisht qytetin e vet, dy gra të lënduara

Një avion luftarak rus “Sukhoi-34” ka bombarduar aksidentalisht qytetin rus të Belgorodit, rreth 40 km nga kufiri me Ukrainën.

Sipas raportimeve të BBC-së, bomba la një krater prej 20 metrash dhe shkaktoi një shpërthim aq të madh sa shpërtheu një makinë në çatinë e një dyqani aty pranë.

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, tha se autoritetet kishin urdhëruar evakuimin e një blloku banesash nëntëkatëshe të dëmtuar si një masë paraprake.

“Tre persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan”, tha ai.

Videoja e postuar në mediat sociale tregoi ndikimin e shpërthimit, duke ngritur në ajër një automjet.

Në një deklaratë të shkurtër, ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se një nga bombarduesit e saj luftarak “Su-34” kishte “shkarkuar aksidentalisht mjete avioni” në orën 22:15 me orën lokale, të enjten.

Ishte një mënyrë burokratike për të thënë se avioni kishte gjuajtur gabimisht një armë. Nuk specifikoi se cilën.

Bomba ra në një kryqëzim të dy rrugëve jo shumë larg qendrës së qytetit dhe pranë ndërtesave të banimit.

Dy gra u dërguan në spital për trajtim, sipas guvernatorit. Por me një bombardues rus që goditi një lagje banimi të ngarkuar, pasojat mund të ishin shumë më të këqija.

“Falë Zotit nuk u vra askush”, tha ai në rrjetet sociale.

Pamjet e CCTV të incidentit, sugjerojnë se banorët vendas, me të vërtetë, patën një arratisje me fat.

Videoja tregon një seri makinash që kalojnë një udhëkryq, përpara se një objekt të bjerë në tokë aty pranë.

Tetorin e kaluar një avion luftarak Sukhoi – përsëri, një Su-34 – u rrëzua në qytetin rus Yeysk, duke vrarë të paktën 13 persona.

Ushtria thotë se ka nisur një hetim për incidentin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika