Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë që prokuroria të dorëzojë listën e dëshmitarëve për tre muajt e parë të gjykimit në Hagë

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë kërkuar publikimin e listës dëshmitarëve për muajtë e parë të gjykimit. Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, e ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për mosefikasitet dhe zvarritje të procesit

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë listën e dëshmitarëve, të cilët do t’i thërrasë në tre muajt e parë të gjykimit.

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, ka kërkuar që prokuroria të japë një informacion të tillë, derisa e ka kritikuar atë për mosefikasitet dhe zvarritje të procesit.

“Prokuroria nëse vazhdon ashtu siç po bën tani, nuk mund të paraqesë një çështjen në mënyrë të kuptimplotë dhe mund të përfundojë sikur edhe prokuroria e zotëri Millosheviq, e cila vazhdojë pa fund dhe në fund dështoi”, ka thënë Emmerson, duke theksuar se me një prokurori të tillë gjykimi mund të zgjasë të paktën 5 deri në 7 vjet.

Emmerson ka thënë se mbrojta ishte akuzuar se po zmadhonte çështjen e kohëzgjatjes së gjykimeve, e cila sipas avokatëve, do të duhej të ishte në përfundim.

“Tani jemi në një situatë në fakt është dashur të jemi në fazën përfundimtare kur një çështje është e gatshme për gjykim, por ne nuk jemi as afër një statusi të tillë, pse, sepse prokuroria nuk di se kush janë dëshmitarët, cilët do t’i thërrasë me cilën radhitje, çfarë dokumente do të paraqesin nëpërmjet tyre, cila është prejardhja e tyre, ata janë në gjendje që do të duhej të ishin para dy vitesh. Me gjithë respektin ju ftoj të caktoni të paktën shtatë ditë para konferencës së ardhshme që prokuroria të na japë informacionin që e kemi kërkuar”, ka thënë Emmerson.

Njëherësh, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga gjykatësi që të urdhërojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të japë listën e dëshmitarëve që planifikon t’i thërrasë në tre muajt e parë të gjykimit.

“Është jashtë logjikës që një çështje e përmasave të tilla që të jetë planifikuar në mënyrë të tillë që të na jepet lista e dëshmitarëve që synojnë të pyetet nga prokuroria, jam i sigurt që prokuroria e ka këtë listë, nëse ata nuk duan të na japin është punë për ta, por nuk mund të kesh një çështje të një dimensioni të tillë pa e pasur idenë si do të fillosh çështjen, kë do të thërrasë të parin. I kërkoj gjykatësit të urdhërojë ZPS të na jap listën e dëshmitarëve që do të thërrasin gjatë tre muajve të parë”, ka thënë ai.

Rrjedhimisht, me këtë kërkesë janë dakorduar edhe avoktatët e Rexhep Selimit dhe të Jakup Krasniqit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika