Avokatët e ndërlidhin me Gjykatën Speciale vazhdimin e mandatit të EULEX-it

"Vazhdimi i mandatit të EULEX-it në prizmin tim është ajo që e përcjell punën e Gjykatës Speciale dhe mendoj që deri sa të kemi Gjykatë Speciale, ne do të kemi edhe mision të EULEX-it në Kosovë dhe ky mision është më i madh i sundimit të ligjit dhe Bashkimit Evropian që po zgjat për 15 vite"

Avokatët e ndërlidhin me Gjykatën Speciale vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë po vlerësohet si ndërlidhje me punën e Gjykatës Speciale, vlerësojnë avokatët në vend.

Sipas tyre, që nga viti 2018, EULEX-i ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e dëshmitarëve potencialë të Gjykatës Speciale.

E sa i përket transparencës, avokatët kritikojnë institucionet, pasi sipas tyre, opinioni është njoftuar vetëm përmes medieve.

Avokati Tomë Gashi thotë për Ekonomia Online se misioni i EULEX-it është misioni më i madh i sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian, e që jetëgjatësia e tij është 15-vjeçare. Ai thotë se deri sa të ekzistojë Gjykata Speciale, misioni i EULEX-it do të jetë prezent në Kosovë. Ai përmend edhe arrestimet e krerëve të UÇK-së që janë arrestuar nga EULEX-i.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it në prizmin tim është ajo që e përcjell punën e Gjykatës Speciale dhe mendoj që deri sa të kemi Gjykatë Speciale, ne do të kemi edhe mision të EULEX-it në Kosovë dhe ky mision është më i madh i sundimit të ligjit dhe Bashkimit Evropian që po zgjat për 15 vite, ndërsa fillimisht kemi pasur rreth 2 mijë pjesëtarë të EULEX-it, ndërsa tani kemi disa qindra dhe posaçërisht ajo që është për Bashkimin Evropian e rëndësishme e që ndërlidhet me punën e Gjykatës Speciale, janë këto njësi speciale që i bëjnë arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së që dërgohen në Hagë. Pra, derisa të kemi Gjykatë Speciale, permanent do të kemi edhe mision të EULEX-it”, thotë Gashi.

Ndonëse nuk e komenton se a ka qenë i nevojshëm vazhdimi i këtij misioni në Kosovë, Gashi thotë se të njëjtit nuk kanë mandat të përdoren përpos ndërlidhjes me Specialen.

“Se a ka qenë i nevojshëm apo jo, unë besoj se duhet ta shohim se çfarë mandati ka dhe përveç këtyre njësive elite policore që i ka EULEX-i në Kosovë dhe që i përdor me raste që ndërlidhen me punën e Gjykatës Speciale, në asnjë rast tjetër nuk mundet t’i përdorë sepse nuk ka mandat ekzekutiv, ndërsa tani mandati i tyre është krejtësisht mbikëqyrës dhe këshilldhënës e jo që ata mund të ndërmarrin veprime të caktuara vetë, pa njoftim të organeve kompetente shtetërore të Kosovës, por prapë po e them se ndërlidhja e tyre më e fortë me punën e Gjykatës Speciale”, u shpreh Gashi.

Ndërsa avokati tjetër, Ardian Bajraktari, thotë për Ekonomia Online se pas vitit 2018, EULEX-i ka luajtur rol në mbrojtjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale. Kritikat i hedh në Presidencë, pasi sipas tij, nuk kanë treguar rolin që do ta ketë tash e tutje.

“Në të kaluarën ka pasur veçmas në vitin 2018 rol misioni i EULEX-it, veçmas në çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve, mirëpo deri më tani nuk e dimë një gjë të tillë për shkak se nuk e dimë një gjë të tillë për faktin është një mungesë e madhe e transparencës, e cila e ka karakterizuar dhe po vazhdon ta karakterizojë këtë proces”.

E sa i përket marrëveshjes së vazhdimit të mandatit, Bajraktari thotë se deri në vitin 2018, EULEX-i ka pasur rol kryesisht ekzekutiv, ndërsa pas vitit 2018 e tutje ka shkuar përmes letër këmbimeve nga ana e presidentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Zgjerim.

“Tani opinioni publik është njoftuar përmes medieve, gjë e cila nuk është mirë për institucionet tona, veçmas për Zyrën e Presidentes për faktin se transparenca është njëri prej parimeve bazë që duhet t’i karakterizojë dhe t’i shoqërojë institucionet tona, mirëpo megjithatë nën supozimin që marrëveshja ka qenë e tillë, siç ka qenë ajo paraprake e vitit 2018 dhe 2021, unë vlerësoj se është në linjë me rolin që ka pasur deri më tash gjatë kësaj periudhe kryesisht në mentorim, monitorim dhe në këshilldhënie, atëherë është në linjë me përgjegjësitë që ka presidenti i Republikës”, u shpreh Bajraktari.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika