“Avokatët nga Kosova nuk mund të ushtrojnë profesionin në Gjermani”

“Avokatët nga Kosova nuk mund të ushtrojnë profesionin në Gjermani”

Një lajm që dha ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dha shpresa shumë për juristët që do të mund të ushtrojnë profesionin e avokatit si në Kosovë njëjtë edhe në Gjermani.

Mirëpo këtë lajm sikur e demantoi Durim Berisha që dikur kishte shërbyer si këshilltar ligjor i Kryeministrit Albin Kurti.

Duke e quajtur keqinformim postimin e ambasadorit Ajeti, Berisha në një përgjigje për RTV Dukagjini ka treguar se cka saktësishtë është rregulluar në aspektin ligjor.

“Me ndryshimin e një akti nënligjor është lehtesuar procedura e regjistrimit në odat e avokatëve në Gjermani si avokat i huaj për të ofruar shërbime juridike jashtëgjyqësore (konsulenca) në të drejtën kosovare apo ndërkombëtare, por jo në të drejtën gjermane. Informimi nuk saktësonte se bëhej fjalë për një procedurë teknike dhe jo përmbajtësore. Avokatët në Kosovë filluan të mendojnë se kanë të drejtë të barten në Gjermani dhe te punojnë ai avokatë këtu, të barabartë me avokatët gjermanë. Gjë që nuk qëndron”, ka thënë Berisha.

E këtë shqetësim të tij, Berisha, ia ka adresuar, të dërguarit të Gjermanisë në Kosovë, ambasadorit Johrn Rohde.

“Shqetësimin tim për keqinformimin e opinionit nga ana e institucioneve kosovare dhe disa avokatëve nga Kosova ja barta ambasadorit gjerman në Kosovë. Ambasadori z. Rohde më premtoi dje se do ta sqarojë këtë situatë dhe këtë gjë e bëri sot”, ka shtuar Berisha,

Rohde sqaroi se për të ofruar shërbime juridike gjyqësore nga e drejta gjermane duhet pasur diplomë gjermane.

“Përderisa avokatëve kosovarë u lejohet që të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman bën të nevojshme një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësim të klientëve në gjykata gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtëshkollore të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, ka thënë Rode.

Ndërkohë institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë publike draftin e dokumentit i cili sqaron situatën rreth njohjes së punës së avokatëve nga Kosova në Gjermani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika