Avokati Berisha: Deklarata e avokatit të të moshuarës se Pelaj gjendet në Gjermani nuk qëndron

Avokati i të dyshuares për keqtrajtim ndaj një të moshuare në shtëpinë e të moshuarve "Orenda" në Pejë, ka hedhur poshtë deklaratën e dhënë së fundi nga avokati i të moshuarës, që thuhet se Pelaj mund të gjendet në Gjermani. Berisha ka thënë se ajo është në Kosovë

Avokati Veton Berisha thotë se Pelaj gjendet në Kosovë

Avokati i të dyshuarës, e cila u raportua në nëntor të vitit të kaluar se keqtrajtoi një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ka thënë se Aurona Pelaj gjendet në Kosovë dhe nuk ka shkuar në Gjermani.

Veton Berisha avokat i Pelajt, ka thënë për RTV Dukagjinin, se nuk qëndron deklarata që mëngjesin e të premtes e ka dhënë avokati i të moshuarës, Meshar Selimaj.

“Nuk ka shkuar në Gjermani, këtu është. Deklarata e avokatit të familjes nuk qëndron”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, një reagim i tillë i Berishës erdhi pasi Selimaj në Euronews Albania u shpreh se Pelaj mund të gjendet në Gjermani dhe Prokuroria nuk i ka kryer ende hetimet lidhur me rastin e saj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika