Avokati Berisha: Gucati dhe Haradinaj, viktimë e juristëve të këshilluar keq

Berisha ka konsideruar çështjen e të akuzuarëve si një eksperiment i shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore

Besnik Berisha, avokat

Besnik Berisha ka thënë se ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe ish-nënkryetari i saj, Nasim Haradinaj janë viktima të juristëve që i këshilluan keq.

I ftuar në “Debat Plus”, avokati, Besnik Berisha, ka cilësuar dy të burgosurit si  viktima të juristëve të keqkëshilluar të cilët u kanë thënë se “të qenurit pjesë në lista dhe skandaleve  të veteranëve janë të kundërligjshme, të rrezikshme për ata që do pasonin dhe për tani”, me pretendimin se një gjë e tillë do mund të përdorej në krijimin e një rrethane rënduese për masën e paraburgimit.

Sipas Berishës, vendimi i Gjykatës së Hagës s’është asgjë tjetër përpos një “harrnim i dinjitetit faktik”. Ai ka theksuar se gjyqtari përgjegjës në drejtimin dhe vendimmarrjen e procesit gjyqësor, nuk ka lënë vend për të besuar se nuk po konsideron si fajtorë të dyshuarit.

“Dhomat e Specializuara i marr si tërsi, nuk mund t’i ndaj”, ka thënë Berisha gjersa ka theksuar se 4 të dyshuarit po konsiderohen si “fajtorë, njerëz që po i ikin lirisë e shkaktojnë kaos”.

“Mbrojtja këtu është një gjueti në mjegull”, ka vazhduar ai, teksa ka thënë se “ata po përballen me standarte të palexuara, të pashkruara nga historitë e tribunaleve deri më sot, por këto janë vetëm gjykimet profesionale të mijat”.

Ai ka përmendur edhe rastin e prokurorit pa përvojë që kishte udhëhequr çështjen e Thaçit, gjë e cila ka bërë Berishën të besojë se shqiptarët e dërguar në Hagë “janë pjesë e një eksperimentimi me të drejtat dhe liritë themelore”.

Sipas Vehbi Kajtazit, asnjë hetim nuk niset me shpalljen e aktakuzës. Më tej, ai ka vënë në pikëpytje kredibilitetin e gjyqtarëve.

“Në qoftë se presim kredibilitet nga ana e një gjyqtari i cili me anë të e-mailave  ka quajtur njerëzitë ‘kafshë që duhen zbutur’, në qoftë se presim drejtësi nga një gjyqtar i tillë pa diskutuar anën profesionale është pak problematike,” ka thënë Kajtazi, për RTV Dukagjinin.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me 4 vite e gjysmë burgim.

9 vjet burgim për Gucatin e Haradinajn

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika