Avokati Bislimi pritet t’i bashkohet ekipit mbrojtës të Thaçit

Avokati Bislimi pas vizitës së tij tek ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, ka njoftuar se nëpërmjet zyrës së tij ligjore në Zvicër, do të organizojë ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar avokatët mbrojtës të tij

Avokati nga Kosova i cili jeton në Zvicër, Sali Bislimi, të mërkurën, ka njoftuar se e ka vizituar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pritet që t’i bashkohet ekipit mbrojtës të ish-presidentit Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.

Avokati ndër të tjera ka treguar se nëpërmjet zyrës së tij ligjore në Zvicër, do të organizojë ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar avokatët mbrojtës të Thaçit.

“Sapo dola nga vizita që i bëra presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Presidenti Hashim Thaçi pranon në parim propozimin tim që nëpërmjet zyrës sime ligjore First-Consulting.ch të organizoj ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar si vlerë të shtuar bashkë me avokatët tjerë që ka”, ka shkruar Bislimi.

Sipas tij, themeluesi i shtetit të Kosovës meriton mbështetje, e që pa dyshim siç thotë ai kjo mbështetje do të gjendet te diaspora shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani.

Bislimi tutje ka shkruar se është befasuar kur ka kuptuar se Gjykata e Hagës nuk zbaton të drejtën themelore për të ushtruar lirinë fetare.

“Nuk mbahet në burg presidenti për xhelozi, ne do të bëjmë realitet lirimin e tij”, ka theksuar Bislimi.

Ai postimin e tij e ka përmbyllur “Me presidentin”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika