Avokati Gashi: Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit ndodhet në Serbi

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se ekzekutori i dyshuar i politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ndodhet në Serbi, teksa shton se Prokuroria Speciale ka të drejtë që hetimet t'i mbajë të fshehta

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se ekzekutori i dyshuar i politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ndodhet në Serbi.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Gashi thotë se Prokuroria Speciale ka të drejtë që t’i mbajë të fshehta hetimet.

“Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit është në Serbi. Prokuroria Speciale ka të drejtë t’i mbajë të fshehta hetimet që i bën edhe për vrasësin që sigurisht do të kishte qenë një prej atyre personave zinxhiror, sepse ai ka qenë veç punëtor i Radojqiqit dhe të tjerëve. Ajo që është edhe më keq është që Lista Serbe pas vrasjes së Ivanoviqit është forcuar edhe më tepër dhe ka qenë mesazh trishtues për krejt serbët që nëse vazhdoni kështu mund të përfundoni si ai”, tha Gashi.

Ndryshe, Gashi ka deklaruar se rasti i vrasjes së Ivanoviqit, brenda pak muajve do të marrë epilogun nga Gjykata në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika