Avokati Gashi: Ka neglizhencë të hetimeve, Astrit Dehari është goditur me boks hekuri në ballë

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se ka neglizhencë nga ana e prokurorisë sa i përket hetimeve për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit

Avokati, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se të premten e 12 gushtit do të mbajë konferencë për media në lidhje me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Prokuroria duhet të fillojë hetimet penale kundër atyre që manipuluan provat.

“Prokuroria në vend që të fillojë hetimet penale kundër atyre që manipuluan provat zgjodhi një rrugë tjetër të manipulimit të opinionit publik duke publikuar konstatime të ekspertizes shtesë, një herë me vetëm dy pika të konkluzionit të ekspertizes shtesë dhe pas reagimit te Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu si për inat, 3 ditë me vonë publikuan ekspertizën me të gjitha gjetjet prapë me qëllim të manipulimit të opinionit”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, Ekspertiza e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore e vitit 2019 e vërteton vrasjen duke konstatuar se me mënyrë shkencore është eleminuar edhe teoria e vetëvrasjes dhe u vërtetua prania e ADN-së të personave të 3-të.

“Ekspertiza shtese e te njëjtit Institut Zviceran e Muajit Prill 2022, perveç që ka konfirmuar ekspertizen e vitit 2019 konstatoi se provat që janë derguar nga Prokuroria Speciale e Republikes së Kosovës në këtë Institut kanë qenë krejtësisht të dëmtuara-manipuluara dhe përgjithësisht të papërdorshme”, ka shkruar tutje.

Ai ka thënë ndër të tjera se plagët e shkaktuara në ballë të Astrit Deharit janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit.

“Prokurorit të Rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike-rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diameter të njëjtë dhe sipas të gjitha rrethanave janë shkaktuar me goditje me boks te hekurit”.

Ai ka bërë të ditur se pasi prokurori nuk është përgjigjur për katër muaj rresht në këto kërkesa, prindërit e Astrit Deharit kanë kërkuar përjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga ky rast.

Ndryshe, Astrit Dehari ka ndërruar jetë më 5 nëntor të vitit 2016 brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika