Avokati Gashi: S’do të ketë hakmarrje, e kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit

Gashi në “Five” tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale. Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari dhe disa persona të tjerë

Avokati, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka theksuar se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore me shkop bejsbolli, nuk do të hakmerret.

Gashi në “Five” tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale. Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari dhe disa persona të tjerë.

Deri te intervistimi ka ardhur pas dyshimeve për hakmarrje të xhaxhait të Lulzimit ndaj dy familjeve të të dyshuarve.

“Gjendjen e tij të rënduar e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, thjesht e kanë aranzhuar një situatë me qëllim të mirë, por ndoshta ka pasur qëllime të tjera. Ai ka deklaruar në një televizion që nuk ka problem me askënd, në kuptimin e fëmijëve që të shkojnë në shkollë”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se Rrahim Fejzullahut i është kërkuar të japë besë nga një ndërmjetësues i cili ka qenë hoxhë Bekim Jashari.

“Ka qenë një kërkesë e një hoxhe në Podujevë, e  ka ftuar, në emër të një familje, që është e çuditshme. Nëse dikush bisedon për zbutjen e situatës, kaq shumë të acaruar, atëherë duhet të fliste në emër të dy familjeve të dyshuarve që gjenden në paraburgim”, tha ai.

Sipas avokatit Gashi, Rrahim Fejzullahu, nuk e ka ditur që fëmijët e dy familjeve nuk i ndjekin mësimet për shkak të frikës për hakmarrje.

Ndërsa, hoxhë Bekim Jashari, në një lidhje direkte në emisionin “Five”, tha se u intervistua në cilësinë e dëshmitarit dhe se pyetjet ishin të natyrshme.

Ai tha se familja e njërit nga të dyshuarit ka kërkuar ndërmjetësim te xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.

“Më ka thirrur familja Kadriu, e njoh Rrahimin me dekada. Më kanë thënë të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ne i kemi përgjigjur ftesën e Besim Kadriut, për një mirëbesim për palët që nuk janë të përfshirët”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika