Avokati Halimi: Ridvan Muharremi ia prezantoi MINT-it Nezir Idrizin, i cili ishte ortak në kompaninë polake

Mahmut Halimi, avokat i Ridvan Muharremit

Mahmut Halimi, avokati i afaristit Ridvan Muharremit i cili është arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka treguar në “Debat Plus” se si klienti i tij është kontaktuar nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Halimi tha se klienti i tij Ridvan Muharremi është bërë ndërmjetësues për MINT-in dhe një personi nga Prishtina, me emrin Nezir Idrizi i cili ishte prezantuar si ortak i kompanisë polake “Santo”.

“Një qytetar i Prishtinës pak kohë përpara ka kërku një lokal me qira nga Ridvani, e ka pyet ky çfarë veprimtarie dëshiron ta ushtrosh, ai thotë se së bashku me një person nga Polonia të regjistrum edhe në Poloni biznesin e mallrave me shumicë të produkteve ushqimore. E merr atë personin e Prishtinës, Ridvani, emrin s’po ia qes në publik, e ka prokuroria, edhe ka bisedu me ta kanë metë ata me bisedu.

“Ai është bashkëpronar i kompanisë “Santo” në Poloni, edhe Ridvani ju thotë policisë, kur ka dhanë deklaratë e kontrolloni në ARBK e do ta shihni se çfarë biznesi se çfarë biznesi ka në Prishtinë, është degë e biznesit Santo në Poloni. Ridvani ka thënë se ka bisedu me të dhe i ka thënë se ka nevojë ministria për grurë dhe vaj. Kontakti me firmën polake, ka bisedu Ridvani me këtë nga Prishtina. Ai ka thënë se do flas me ortakun tim. Muharremi i ka thënë se flisni me MINT. Aty pushon cdo aktivitet i Ridvanit më nuk ka lidhje me këtë punë”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Ridvan Muharremi më pas nuk ka pasur kontakt me MINT-in dhe as me Nezir Idrizin.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika