Avokati Hoxha: Faton Hajrizit i bie më mirë të kthehet në Kosovë, në Serbi s’do të kenë mëshirë për të

Avokati Asdren Hoxha ka komentuar ngjarjen e vrasjes dhe plagosjes së një polici serb, për të cilën është i dyshuar Faton Hajrizi. Hoxha thekson se Hajrizit do të ishte më mirë të kthehej në Kosovë dhe të vuante dënimin atje, sesa të arrestohet dhe të procedohet në Serbi, ku rrezikon burgim të përjetshëm

Avokati Asdren Hoxha ka komentuar ngjarjen që ka bërë bujë në të gjithë Ballkanin: vrasja dhe plagosja e një polici serb në Serbi, për të cilën i dyshuar është Faton Hajrizi, një i arratisur nga drejtësia kosovare.

Sipas Hoxhës, Faton Hajrizit do të ishte më mirë të kthehej në Kosovë dhe të vuante dënimin, sesa të arrestohet dhe të procedohet në Serbi.

“Faton Hajrizit më së miri i bie me ardhë në Kosovë. Nuk ka askund më mirë se në vendin e vet, në shtëpinë e vet, në mes të njerëzve të vet. Në qoftë se arrestohet edhe procedohet në Republikën e Serbisë, ai rrezikon dënim me burgim të përjetshëm, dhe aty Serbia nuk do të ketë asnjë mëshirë për vrasjen e policit në detyrë. Dënimi, tash a shkohet për terrorizëm apo për vrasje të rëndë, rreziku që të dënohet me burgim të përjetshëm është i madh”, deklaroi Hoxha.

EKSKLUZIVE – Artan Hajrizi thotë se është në Gjermani: Fatoni m’i vodhi dokumentet

Avokati theksoi se nëse është e mundur, Hajrizi duhet të kthehet në Kosovë.

“Nëse është disi e mundur, prapë po e them, as si njeri, as si avokat nuk dua me u deklarua në urimet të tilla, por mendoj që një qytetarit tonë, një shqiptarit, më së miri bie nëse qoftë se është e mundur ai me ardhë në Kosovë. Edhe me kthy aty ku ka qenë”, ka thënë Hoxha në “FIVE” të Dukagjinit.

Ndërkaq, autoritetet serbe edhe ato të Serbisë edhe të Republikës Srpska janë mobilizuar në masë të madhe teksa vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin.

Më herët, ministri Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se janë arrestuar dy persona, nën dyshimet se e organizuan transportimin e të dyshuarit për vrasje nga Presheva në Loznicë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika