Avokati i deputetes së VV-së, Vrenezi: Ne besojmë në pafajësinë e saj

Pas vendimit të Gjykatës së Prizrenit, avokati i deputetes së Lëvizje Vetëvendosje flet mbi procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje

Avokati i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Urim Vokshi ka thënë se pret që Gjykata e Apelit t’a lirojë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, pas dënimit të saj mbi rastin e rrëzimit të aneksit të “Abi Çarshisë”.

I ftuar në “Five”, Vokshi ka thënë se vendimi i Gjykatës së Prizrenit ishte i befasishëm ngase shpresonin se në bazë të aktakuzës dhe provave të shtjelluara gjatë gjykimit, do arrinin një vendim mbi lirimiin e Vrenezit. Sipas tij, çdo veprim i deputetes është kryer në bazë të konkluzioneve nga kompetencat e saj.

“Sqarimi ynë është se kemi te bëjmë me një ndërtim të një objekti të ndërtuar pa leje nga ana e investiotirit, e çka është konstatu nga inspektorët paraprak të cilët kanë ndaluar punimet në atë objekt por ai ka vazhduar prapë punimet duke shpërfillur vendimet. Inspektorët ligjor kanë bo rrënimin e objektetit me të cilët eshte pajtuar edhe investitori”, ka thënë Vokshi.

Ai ka theksuar se janë në pritje të vendimit të shkruar të Gjykatës së Prizrenit dhe sqarimin mbi fajësinë e deputetes. Më pas e njëjta do të dërgohet në Gjykatën e Apelit.

“Ne presim që Gjykata e Apelit t’a lirojë deputeten nga përgjegjësia penale mirëpo, ne jemi të bindur në pafajësinë e saj”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë dhe njëherësh, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, është dënuar me 3 vite burg dhe 2 mijë euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë” me 19 dhe 21 korrik të vitit 2019.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika