Avokati i edukatores Musa: Rasti i çerdhes është zmadhuar, po keqpërdoret nga prindërit

Avokati i edukatores Naime Musa, tha se rasti nuk është siç shihet në incizime, dhe, sipas tij, është hiperbolizuar fillimisht nga mediet e më pas nga familjarët

Avokati i një prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, Bajram Zogiani, ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientes së tij, ku thuhet se ka përdorur dhunë.

Avokati i edukatores Naime Musa, tha se rasti nuk është siç shihet në incizime, dhe, sipas tij, është hiperbolizuar fillimisht nga mediet e më pas nga familjarët.

Zogiani, teksa mohoi akuzat për keqtrajtim, shtoi se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

“Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediat e më pastaj nga prindërit”, tha Zogiani.

Ai, po ashtu, pyeti se nga kush janë publikuar pamjet dhe se a janë verifikuar ato.

“Akuzë nuk ka ende, ajo po akuzohet për sjellje jo të mirë e që nuk është e vërtetë. Është një punëtore që punon që 24 vjet në këtë institucion dhe që nuk ka qenë në asnjë procedurë gjyqësore. Unë i kam shikuar pamjet dhe ajo fillimisht është ndalesë që mos të dalë jashtë dhe nuk ishte duke e përballuar vendosjen në çerdhe”.

“Ajo është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që mos të dalë nga objekti, pasi që ai është në adaptim njëmujor, është që 15 ditë i vendosur në çerdhe dhe nuk po e përballon vendosjen në çerdhe. Nuk ka qenë tërheqje zvarrë, vetëm një ndalesë. Vendimi nuk dihet ende, pritet. Nuk janë as ndaluar, as të arrestuar, pritet përgjigjja nga prokurori”, shtoi Zogiani./KP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika