Avokati i familjes Osmani paralajmëron ankesë: Të dy të akuzuarit meritojnë burgim të përjetshëm

Avokati i familjes së Marigona Osmanit

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka paralajmëruar ankesë pas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata për të akuzuarit e vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Në një fjalë para mediave, Rexhepi ka deklaruar se sikurse i akuzuari kryesor, Dardan Krivaqa, edhe i akuzuari Arbër Sejdiu meritonte burgim të  përjetshëm.

“Akuzuari i dytë është kokë e këmbë i bashkangjitur në bashkëkryerje, jo në ndihmë. Sepse këtë e vërtetojnë edhe provat e video-incizimet sepse në bazë të tyre, ka pasur raste ku i akuzuari i parë ka dal nga banesa dhe viktima ka qenë në dhomë nudo dhe  i akuzuari i dytë ka hyrë aty. Ka qenë direkt i përfshirë në vrasje. Unë do paraqes ankesën, qëndroj prapa pretendimeve të mija që të dy të akuzuarit meritojnë burim të përjetshëm”, ka deklaruar ai.

Tutje, Rexhepi ka theksuar përsëri se vrasja e të ndjerës mbetet qenë vrasja më e rëndë në periudhën e pasluftës, sepse kronologjia e kësaj vrasjeje ka zgjatë 72 orë më herët se ajo të ndërrojë jetë.

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Ndërsa të akuzuarit, Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika