Ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë konferencë pritet të diskutohet për hetimet e mbrojtjes dhe listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Gregor Kehoe, avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka drejtuar kritika në drejtim të zyrës së Prokurorit të Specializuar në lidhje me vonesën në nxjerrjen e materialeve.
Kehoe ka thënë se qëndrimi i ZPS-së është shqetësues sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve.
“Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë paragjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së. Pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, ka thënë avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregor Kehoe, raporton kp.
Konferenca që është mbajtur për çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit gjatë kësaj të enjte është e 14-ta me radhë. Në këtë konferencë, të akuzuarit janë duke marrë pjesë përmes video-lidhjes.
Të enjten mbahet seanca në Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve