Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Aiden Ellis, tha se kanë dëgjuar një dëshmitar së fundi të thoshte se i kujtohet që presidenti Ibrahim Rugova ka thënë në media që Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte “lojë serbe”.

“Kemi dëgjuar një dëshmitar të thoshte që i kujtohet që Rugova është cituar të thoshte që UÇK-ja ishte një lojë serbe”, tha Ellis.

Por, diplomati austriak, Jan Kickert, i cili po e vazhdon dëshminë edhe të mërkurën në Hagë, tha se nuk i kujtohet një gjë e tillë.

Avokati Ellis, i cili po vazhdon ta marrë në pyetje Kickert, u fokusua në verën e vitit 1998 kur si pjesë e diplomacisë së jashtme dëshmitari po bënte përpjekje për të kontaktuar me përfaqësuesit e UÇK-së për të formuar një platformë të shqiptarëve të Kosovë që të përfshiheshin në negociata.

Ellis tha se ka pasur deklarata nga anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që thoshin se UÇK-ja ishte “pjesë e ushtrisë serbe”.

“Ka pasur deklaratë nga LDK-ja nga disa anëtarë të LDK-së që thonin se UÇK-ja nuk ekzistonte si pjesë ose ishte pjesë e ushtrisë serbe mbase”, tha Ellis.

Pas kësaj, dëshmitari tha se ka pasur mundësi që të ekzistonin fjalë të tilla pasi në popullatën shqiptare ekzistonte frika e humbjes së monopolit politik që kishte LDK-ja.

“Jo që nuk ekzistonte se nuk më kujtohet kjo, por siç jam përpjekur të shpjegoj edhe dje, kishte një lloj loje politike në qoftë se mund të thoja kështu dhe kishte një lloj qasje që në popullatën shqiptare ekzistonte frika e humbjes së monopolit politik që e kishte LDK-ja dhe prandaj mund të qarkullonin fjalë të tjera”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se disa nga anëtarët e LDK-së e mohonin ekzistencën e UÇK-së.

“Disa nga anëtarët e LDK-së e mohonin ekzistencën e UÇK-së, kjo është e vërtetë”, tha dëshmitari.

Diplomati austriak tha se nga mesi i 1998-ës e kishte kuptuar se Jakup Krasniqi kishte pozitën e zëdhënësit të UÇK-së. Ndërsa, para se të caktohet ai, dëshmitari tha se në këtë pozitë ka qenë Bardhyl Mahmuti.

“Ka qenë Bardhyl Mahmuti, ka qenë një zëdhënës që punonte në Gjenevë, por gjithsesi nuk besoj që ka raportuar ai ndonjëherë përpara grupit të kontaktit”, tha dëshmitari.

Dëshmitari pohoi se Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi kanë qenë zyrtarë të LDK-së përpara se t’iu kyçeshin UÇK-së. Ndërsa, në takimin që kishte pasur me të akuzuarin, ish-diplomati austriak tha se u prezantua me emër.

“Zotëri Krasniqi nuk kishte nofkë dhe thjesht ne po spekulonim se çfarë numri mund të kishte ai”, tha Kickert./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika