Avokati i Naser Pajazitajt: Drejtësia shkoi në vend, ai duhej të lirohej nga fillimi

Gëzim Kollçaku, avokati i Naser Pajazitajt, ka thënë se klienti i tij ka qenë i pafajshëm dhe se lirimi nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, është dashur të bëhet që moti.

Kollçaku, tha se ndaj klientit të tij nuk ka pasur asnjëherë prova materiale por sipas tij kanë qenë të gjitha fiktive.

“Me përgjegjësi të plot them, se më në fund pas 8 vjetëve drejtësia shkoi në fund. Unë nuk muj me fjalë të pakta, me ju tregu, i mbrojturi im nuk ka qenë kurrë fajtor dhe nuk e ka kryer atë vepër.Është dashtë të lirohet nga fillimi, sepse nuk ka pasur asnjë provë më të vogël, por me prova të imagjinune me këso prova është dënu, kam qenë i shokuar. Dy vjet prokurorja është mundu me gjetë provë materiale për ta ngritë një aktakuzë. E ka ngrit akuzën pa prova materiale, kam qenë i sigurt se drejtësia do të vijë në vend”, ka thënë ai.

Në të majt, Gëzim Kollçaku, avokati i Naser Pajazitajt

Ai ka thënë se aktakuza ndaj Naser Pajazitajt, është bërë në nguti dhe se asnjëherë s’ka pasur prova.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha– Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, e pikërishtnë vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika