Avokati i Pal Lekajt: Vendimi i sotëm është i padrejtë dhe skandaloz

Avokati Musa Damati ka folur rreth vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e dënoi deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Musa Damati, avokat

Musa Damati, avokati i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur si të padrejtë dhe skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e dënoi Lekajn me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Dama ka thënë se për të autorizuar transaksionin prej 53 milionë eurosh, ish-ministri i Infrastrukturës nuk ka marrë vendim individual, por se është procesuar në qeveri.

“Vendimi sotëm, jo veç që është i padrejtë, por është edhe një vendim skandaloz. Dhe këtë mbrojtja e ka potencuar menjëherë në deklarimin e saj. Dhe kjo për arsye se gjatë këtij procesi gjyqësor, i cili për më tepër se dy vite zhvillohet pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë… janë prezantuar aq shumë prova, aq shumë fakte, janë dëgjuar aq shumë dëshmitarë, përmes të cilëve është arritur të vërtetohet një gjendje tjetër faktike nga ajo që është përshkruar akti akuzues i PSRK-së.

Dhe në atë çështje voluminoze në rastin më të madh financiar që është trajtuar… përmes provave që janë prezantuar, por edhe dëshmitarëve, kemi digju dh kemi arritë se vendimmarrja në këtë çështje është vendimmarrje kolegjiale. Pra, komiteti drejtues ndërministror, i cili është drejtuar nga ana e klientit tim, ish-ministrit të Infrastrukturës, nuk ka qenë në organ vendimmarrës, por ka qenë organ vetëm që ka rekomanduar ka dërguar për këshill, pra ka pasur karakter të propozimit… Sipas nesh, është arritur të vërtetohet se klienti im nuk ka marrë vendim individual, po është procesuar në Qeverinë e Kosovës, i cila me vota unanime, pa vërejtjen e ministrave të saj, kanë marrë vendim për ta autorizuar transaksionin prej 53 milionë eurove”

Damati ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit dhe janë të bindur se ky vendim do të ndryshojë.

Edhe vetë Pal Lekaj reagoi gjatë ditës. Ai e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore.

Lekaj bëri të ditur se vendimin e Themelores do ta ankimojë në Apel dhe se pret të shpallet i pafajshëm.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’. Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL”, tha ai, duke shtuar se “kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë”.

Ai përfundoi duke thënë se është i bindur në pafajësinë e tij dhe në drejtësi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika