Avokati i Popullit: Çështja e të zhdukurve të mos futet në dialog si kompromis por si detyrim e prioritet

Avokati i Popullit u ka bërë thirrje institucioneve vendore e ndërkombëtare që të ushtrojnë presion ndaj palës përgjegjëse në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Në shënimin e ditës kombëtare për personat e zhdukur me dhunë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se edhe pas 25 viteve ende nuk ka drejtësi.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve vendore e ndërkombëtare që të ushtrojnë presion ndaj palës përgjegjëse në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“25 vite Ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave të zhdukur. Është shqetësues dhe padrejtësi për viktimat. Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtarëve që pa kompromis të ushtrojnë presion për të detyruar autoritetet përgjegjëse të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe të dhënat që qojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, tha ai.

Qelaj tha se refuzimi apo hezitimi për të ofruar dëshmi që do të çonte deri te zbardhja e fatit të personave të zhdukur, është mohim i krimeve.

Ai kërkoi që kjo çështje të mos bëhet pjesë e dialogut vetëm për të arritur kompromis por të jetë detyrim e prioritet.

“Refuzimi, mosbashkëpunimi dhe hezitimi për të ofruar dëshmi është i papranueshëm dhe paraqet mohim të krimeve. Vendosja në tavolinën në dialogun politik dhe synimi të arrihet kompromis me fatin e personave të zhdukur është i papranueshëm nëse nuk vendoset si detyrim si kërkesë e qartë dhe parakusht i çdo iniciative tjetër, të vlerësohet si prioritet”, tha ai në një tryezë diskutimi.

Sipas tij, çdo përpjekje për të vendosur kushte tjera për të zbardhur fatin e të zhdukurve është vazhdim i krimeve të luftës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika