Avokati i Popullit për vrasjen e Hamide Magashit: Pas hetimeve, do të dalim me raport

“Më duhet të ju informoj ju dhe publikun se ne kemi filluar hetimin për rastin e vrasjes së 35-vjeçares në QKUK. Pas përfundimit të hetimit do të dalim me një raport me rekomandime”, kështu ka deklaruar Avokati i Popullit, Naim Qelaj për vrasjen e Hamide Magashit nga burri i saj, Sokol Halili

FOTO:EO

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në konferencën e fundit me gazetarët ka konfirmuar se kanë filluar hetimet për rastin e vrasjes së Hamide Magashit, gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga burri i saj.

Qelaj më tutje ka bërë të ditur se pas hetimeve do të bëjnë publik një raport të detajuar, raporton EO.

“Më duhet të ju informoj ju dhe publikun se ne kemi filluar hetimin për rastin e vrasjes së 35-vjeçares në QKUK. Pas përfundimit të hetimit do të dalim me një raport me rekomandime”, ka deklaruar Qelaj.

Ndryshe, më 30 nëntor, Hamide Magashi, një ditë para se të lindte, dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili më pas vrau edhe veten.

Një urdhër mbrojtjeje ndaj saj i lëshuar nga Gjykata në Ferizaj ishte në fuqi në kohën kur ka ndodhur vrasja.

Tri ditë pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, Hamide Magashi, shteti kishte marrë masa ndaj pjesëtareve të Policisë që kanë qenë përgjegjës për mbrojtjen e saj.

Me rekomandim të Inspektorati Policor të Kosovës, ishin suspenduar komandanti i Stacionit policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues policorë.

Shteti dështoi ta mbrojë 35-vjeçaren shtatzënë, gjithçka që dihet për vrasjen në oborrin e QKUK-së

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika