Avokati i Popullit konstaton se ZRrE-ja ka diskriminuar qytetarët

Avokati i Popullit ka vlerësuar se vendimi i ZRrE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, të hënën e 23 majit, ka publikuar opinionin ex officio, lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore në Kosovë, e cila trajton ligjshmërinë dhe të drejtat e njeriut që mund të jenë shkelur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)  për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Ky publikim i këtij opinioni ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Avokati i Popullit ka konstatuar se ZRrE-ja ka diskriminuar qytetarët, pasi vendimi i ZRrE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve.

Sipas tyre, ky vendim duhet të kthehet në pikën zero, duke shtuar se ka përjashtuar konsumatorët e veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës, duke krijuar një situatë të pabarabartë.

Sipas raportit, tarifat e ndryshme e të bazuara në nivel të konsumit të energjisë elektrike janë në kundërshtim me nenin 47 të Ligjit Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë, në të cilin theksohet domosdoshmëria që tarifat të kenë karakter jo diskriminues.

Më tutje thuhet se, vendimi i ZRrE-së për të përjashtuar konsumatorët e veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës, krijon situatë të diskriminimit të pjesës tjetër të konsumatorëve.

Po ashtu, subvencionimi në mes të kategorive të konsumatorëve me çmime të rregulluara vë, gjithashtu, ZRrE-në në pozicion diskriminues.

“Vendimi për faturim retroaktiv dhe mosreflektimi i saj në faturë , si dhe mosreflektimi i nivelit të subvencionimit në faturë përbën, gjithashtu, shkelje të të drejtës së konsumatorëve për informim. Masat afirmative të vendosura në vendimin e ZRrE-së nuk i gëzojnë njëjtë të gjithë konsumatorët me çmime të rregulluara, dhe nga shtrenjtimi nuk preken njëjtë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, thuhet se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim selektiv të çmimit të energjisë, për vendosje të bllok-tarifave dhe vendimi për subvencionim, gjithashtu, selektiv, bien në kundërshtim me parimet e vendosjes së tarifave të përshkruara në legjislacionin vendor, me legjislacionin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Në fund, Avokati i Popullit e ka vlerësuar të nevojshme që Qeveria e Kosovës të themelojë fondin e konsumatorëve në nevojë.

Sipas vlerësimeve nga ky raport, thuhet se pakoja e re e paralajmëruar e legjislacionit në fushën e energjisë duhet të përcaktojë qartësisht kufirin e varfërisë energjetike dhe ta ndërlidhë atë me të hyrat familjare, në mënyrë që mbështetja për konsumatorët e cenueshëm të jetë e qëndrueshme, dinamike dhe të reflektojë situatën socio-ekonomike të tyre pa diskriminuar të tjerët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika