Avokati i Popullit, Qelaj: Nuk më lejuan ta takoj Salih Mustafën në Hagë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur shqetësimin pai nuk e kanë lejuar ta takojë Salih Mustafën, duke u “thirre të një venim i gjykatës i cili nuk është publik”

Naim Qelaj, Salih Mustafa (ilustrim)

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka folur dhe për proceset gjyqësore që po mbahen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai tha se ka ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet që Salih Mustafa, tashme i dënuar më 26 vite burgim për krime lufte, është mbajtur në burg.

“Të zotri Mustafa ne kemi ngrite një shqetësim, që lidhet me kushtet që është mbajt në burg. Kufizimet që janë vendosur brenda burgut, kemi kërkuar sqarime edhe nga gjykata, Kryetarja e Dhomave të Specializuara edhe nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara. Nuk kemi përgjigje. Fakti që atij iu është kufizu për një periudhe shumë të gjatë kontakti me personat tjerë, për neve ka qenë shqetësim”, ka thënë Qelaj.

Qelaj ka shprehur shqetësimin e tij pasi nuk e kanë lejuar që të takojë Sali Mustafën.

“Veç kësaj shqetësim tjetër ka qenë fakti që as mua si Avokat i Popullit nuk ka kane leju me e taku t’u u thirre të një venim i gjykatës i cili nuk është publik dhe për mua ka qenë pak shqetësuese edhe befasuese në të njëjtën kohe për arsye se vendimet me të cilat preken të drejtat e garantume të njeriut nuk mund të jenë konfidenciale, përtej asaj që paraqet cenim dhe rrezik për siguri ose të rrethanave kur e dëmton vet të akuzuarin ose persona që janë të involvuar në proces, përndryshe parimi i publicitetit është një prej parimeve që e dominon në sistemin tonë të drejtësisë dhe për mu ka qenë e palogjikshme edhe pa arsyeshme mu ta fsheh një vendim i cili një personi që e ka të kufizuar lirinë edhe brenda atij kufizimi vendosen kufizime për një afat aq të gjatë”, ka shtuar tutje Qelaj, shkruan “Betimi për Drejtësi“.

Ndër të tjera, ai shtoi se roli dhe mandati që e ka avokati i Dhomave të Specializuara dhe nuk është duke e përmbushur.

“Standardët në të cilat u ndertua ky mekanizëm nuk i plotësojnë as parimet  e përcaktuara në Ligj të Avokatit të Popullit ose në Kushtetutë,  po as parimet mbi të cilat funksionojnë Avokati i Popullit, pra, mendoj që kjo lë boshllëk të dyfishtë të monitorimit të mbikëqyrjes”, tha Qelaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika