Avokati i Popullit reagon lidhur me ngacmimet seksuale në UP

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin veprime të nevojshme ndaj këtij fenomeni.

Ky reagim vjen rreth një muaj pas mediatizimit të rastit të profesorit Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

Avokati i Popullit thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar lidhur me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në UP.

Shqetësime të tilla, ai thotë se ka pranuar nga studentët edhe më herët në takime e aktivitete promovimi të të drejtave të njeriut, shkruan Kallxo.com.

“Ngacmimet seksuale nuk duhet të tolerohen, kërkohet reagim institucional, kërkohet po ashtu debat i hapur publik për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, sidomos të vajzave e të grave që rastet e tilla t’i raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Kjo çështje kërkon masa efikase në reagim për të rritur besimin në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, me qëllim që kjo dukuri në asnjë rast të mos mbetet pa u ndëshkuar” – thuhet në reagimin e tij.

Legjislacioni në Kosovë, sipas Qelajt, përfshin një numër të madh aktesh normative-juridike, të cilat rregullojnë dhe adresojnë çështjen e ngacmimeve seksuale.

Përveç vepër penale, ai thotë se ngacmimi seksual përbën edhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe mund të ketë pasoja të rënda për viktimat.

“Është detyrë jona të ndërhyjmë dhe t’i mbrojmë viktimat e ngacmimit seksual duke u ofruar mbështetje dhe duke i njoftuar autoritetet përkatëse kompetente për këto sjellje të papërshtatshme, të cilat ushtrohet nga personat e caktuar me qëllim të përfitimit seksual, të cilët krijojnë ndjesinë e të qenët i pafuqishëm përballë tij/saj” – ka thënë më tej ai.

Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin masat e përshtatshme për parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë efektive dhe me urgjencë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika