Avokati i Popullit thirrje qeverisë dhe grevistëve: Një zgjidhje për t’iu mundësuar fëmijëve të drejtën për arsimim

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka reaguar pasi greva në arsim nuk është duke përfunduar për shkaqe që Qeveria dhe Këshilli Grevist nuk janë duke u dakorduar sipas tij, dhe kjo ka pasoja sepse çdo orë e humbur e mësimit është shumë e dëmshëm për fëmijët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, nëpërmjet një komunikate për media i ka bërë thirrje Qeverinë Kurti 2 dhe  Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) që të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë që është krijuar si pasojë e grevës sepse sipas tij “t’iu që fëmijëve t’iu mundësohet gëzimi i së drejtës për arsimim”.

“Avokati i Popullit, ditëve të fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të Sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të ndihmuar në daljen nga kjo situatë. Përkundër përpjekjeve të bëra nga ana e tij si ndërmjetësues, fatkeqësisht nuk është arritur një marrëveshje në mes palëve. Palët nuk kanë gjetur një konsensus duke mbajtur qëndrimin e njëjtë kur vjen në pyetje lartësia financiare e pakos mbështetëse”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.

Sipas komunikatës Avokati i Popullit,  këtë ka bërë me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo qëndrim apo veprim, në qendër të çdo prioriteti duhet ta ketë interesin më të mirë të fëmijës dhe të drejtën e fëmijëve për edukim dhe arsimim, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Parimi i interesit më të mirë për fëmijët duhet ta udhëheqë secilin prej nesh në kuadër të përmbushjes së detyrimeve dhe të përgjegjësive që kemi”, ka theksuar Qelaj.

“Gjithashtu ai rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e së drejtës për arsimim dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, siç janë të përcaktuara në Kushtetutë”, ka shtuar ai.

Më tej Qelaj, ka theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për organizim sindikal dhe i së drejtës për veprime sindikale, mirëpo sipas tij, situata e krijuar, ka pasoja sepse çdo orë e humbur e mësimit  është shumë e dëmshëm për fëmijët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika