Avokati i Sandulloviqit: Edhe unë do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka deklaruar se do të vizitojë Prekazin dhe do të vendosë lule në varrin e Blerina Jasharit, pjesëtare e familjes Jashari, e vrarë gjatë nga forcat serbe në 1998-n.

Ai ka thënë të hënën se pasi të kthehet në Serbi, “do t’ju them më arrestoni”.

“Te enjten, unë personalisht do të shkoj në Kosovë. Do të shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998-n, dhe më pas do të kthehem në Serbi, njësoj si në rastin e Sandulloviqit. Do ta shikoj vendin tim në sy e do t’i them ‘ja ku jam, do të më arrestoni’”, ka thënë avokati për Euronews.

“Të arrestosh një lider politik dhe të fusësh në burg vetëm sepse vendosi një tufë me lule në varrin e një vajze të vogël, ky nuk është vend që mund të shkojë drejt Evropës”, ka shtuar ai.

Klienti i tij, Sandulloviq, u lirua nga paraburgimi të hënën. Ai pretendon se ishte rrahur nga policia sekrete serbe pasi i kishte nderuar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika