Avokati i Sanduloviqit ndalohet përsëri nga policia serbe

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, të martën ka bërë të ditur se sërish është ndaluar nga policia serbe dhe është marrë në pyetje

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se përsëri është ndaluar nga policia serbe dhe është marrë në pyetje, në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviq në platformën X.

Ai ka thënë se policia serbe e ndaluan për të njëjtat arsye, pasi kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.

“Pikërisht për të njëjtat arsye: 1) Vendosa lule mbi varrin e një vajze shqiptare më 18 janar 2024. në Prekaz, 2) përfaqësoj Nikolla Sanduloviqin; – dhe BIA nuk më lejon të lëviz lirshëm për këtë”, ka shkruar tutje Stojkoviq.

Po ashtu, ai ka thënë se policia serbe ia kanë marrë pasaportën me arsyetimin se po kryejnë “kontroll kufiri”, por kjo, sipas tij, është gënjeshtër.

“Unë u them: “Po gënjen! Nuk kryeni asnjë kontroll kufitar, as pasaportën time, as makinën time, as plaçkat e mia, po ju them që kam të fshehura 15 kilogramë heroinë, 3 milionë euro dhe 2 emigrantë, makinën time, dhe ju ende nuk e kontrolloni makinën time”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika