Avokati i Thaçit i përgjigjet ZPS-së: UÇK-ja e mbrojti atdheun e tyre, rreziku ishte nga policia jugosllave

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se nuk është i vërtetë pretendimi i ZPS-së se UÇK-ja kishte një strukturë funksionale dhe efektive. Sipas tij, strukturat komanduese të UÇK-së ishin shkatërruar gjatë viteve 1998-1999

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, në fjalën mbrojtëse të tij ka thënë se UÇK-ja e ka mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi mizor i Serbisë.

Ai tha se qendrat e ndalimit, për të cilat foli dje ZPS-ja, ishin të formuara nga banorët lokalë për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre.

“ZPS thotë se Thaçi ka drejtuar ndonjë ndërmarrje kriminale të madhe, për të sunduar Kosovën, duke filluar nga viti 98. UÇK-ja ishte një grup fillestar vullnetarësh që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre, duke filluar edhe pastaj edhe në shtator të vitit ’99-të, kur Thaçi me KFOR-in dhe UNMIK-un e përfunduan demilitarizimin. Këtë e bën duke e paraqitur dokumente dhe duke bërë orvatje për t’i lidhur këto dokumente me qendrat e ndalimit në vende të ndryshme, të cilat kontrolloheshin nga popullsia lokale që mbronin shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse tha se klienti i tij nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet.

“Ai e dinte se suksesi i UÇK-së varej nga mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga SHBA-ja”, tha ai, duke përmendur disa kushte që SHBA-ja i kishte vendosur UÇK-së për funksionimin e saj, që përfshinte atë që të mos sulmonin civilët.

Avokati i Thaçit tha se ZPS-ja nuk e ka paraqitur fare kontekstin e luftës dhe ndikimit të saj në Kosovë.

Ai tha se nuk është e vërtetë që rreziku vinte nga kolaboracionistët siç tha ZPS, por nga ushtria e policia jugosllave.

“Kjo është përpjekja për të lidhur këto dokumente, me qendrat e ndalimit të cilat sipas atyre përcaktonin fajësinë. Ajo që nuk arritën ta bënin është konteksti, lufta, çfarë bën lufta sa i përket komandës dhe kontrollit efektiv. ZPS foli që kolaboracionistët konsideroheshin si rrezik potencial, jo, i vetmi rrezik ekzistencial ishte ushtria jugosllave dhe policia jugosllave, në bashkëpunim me forcat paraushtarake. Ata nuk e përmendën komandimin në nivel lokal në bazë, nuk e përmendën përbërësin thelbësor të komandimit dhe kontrollimit, që do të thotë që komandanti i përgjithshëm u zëvendësua gjatë konferencës së Rambujesë, Thaçi, Krasniqi dhe Azem Syla gjendeshin në Paris. Komandantët lokalë ndryshuan komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, pa asnjë vendim të marrë nga Hashim Thaçi dhe Azem Syla”, tha ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ai theksoi se nuk është i vërtetë pretendimi i ZPS-së se UÇK-ja kishte një strukturë funksionale dhe efektive. Sipas tij, strukturat komanduese të UÇK-së u shkatërruan gjatë viteve 1998-1999.

“Nuk ka asnjë diskutim kush e kishte në dorë pushtetin, pushteti ishte në dorë të nivelit lokal. Ata nuk folën për kontekstin e luftës, që filloi në mënyrë mizore në verën e vitit 98. Çfarë i bëri kjo ofensivë strukturës komanduese të UÇK-së. Kjo ofensivë shkatërrimtare e policisë jugosllave dhe ushtrisë. Mund të përmend fjalët e një dëshmitari, të ZPS-së “Na shkatërroi brigadën, njerëzit u shpërndan dhe shkuan në vende të tjera, nuk ndodhi vetëm në zonën tonë, por në çdo zonë të Kosovës”. Në fakt nuk kishte, nuk mbeti komandime apo kontrollim pas ofensivës të vitit 98, ky shkatërrim i strukturave komanduese të UÇK-së, u përsërit prapë në mars-prill të vitit 99, me fushatën e spastrimit etnik që ushtruan forcat serbe. UÇK gjatë kësaj periudhe kohore u shkatërrua në atë shkallë, që UÇK-ja që e kishte marrë veten në 98, u eliminua në 99”, tha ai.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, deklaroi se Thaçi s’e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime të luftës, por këto sipas tij, s’janë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas Kehoes, krimet nuk kanë qenë të motivuara, por janë kryer nga individë shqiptarë.

Thaçi dhe të tjerët dje u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika