Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

Ben Emmerson, avokat i Veselit, gjatë fjalës së tij ka thënë se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete serbe. Po ashtu ai ka deklaruar se Nazim Bllaca ka vdekur

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, gjatë konferencës së 12-të të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), e ka përmendur edhe Nazim Bllacën

Ben Emmerson, avokat i Veselit, gjatë fjalës së tij ka thënë se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete serbe, të cilët sipas tij, kanë korruptuar dëshmitarë të ndryshëm. Emmerson më tej tha se Nazim Bllaca i cili ishte përmendur për rastin e Kadri Veselit, tashmë ka vdekur.

Dhe prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar në rastin e incidenteve që kanë të bëjnë me rastin e Veselit që është Nazim Bllaca që ka vdekur. Ka informacione që ai ishte një aset serb, një mjet i shërbimeve sekrete serbe”, ka deklaruar Emmerson.

Nazim Bllaca publikisht kishte dalë në skenë në vitin 2009, dhe kishte deklaruar për vete se kishte qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), dhe se në emër të kësaj organizate kishte kryer krime të ndryshme.

Tutje, avokati i Veselit, ka deklaruar se shërbimet sekrete serbe kanë provuar të korruptojnë dëshmitarët, dhe se sipas tij, për këtë gjë ka prova.

“Ne do të theksojmë që ekzistojnë prova nga procesverbalet e Hagës, që shërbimet e Serbisë kanë kërkuar ta korruptojnë dëshminë e cila është paraqitur para gjykatës një dëshmitar e ka pranuar një gjë të tillë që ai ishte dërguar si dëshmitar nga shërbimet sekrete serbe dhe ajo ishte e rreme”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika