Avokati i Veselit: Prokuroria e Speciales u shërbye me prova nga shërbimi sekret serb

Gjatë kësaj seancës gjyqësore të së hënës avokati, Ben Emmerson ka theksuar se një nga dokumentet që është prezantuar dëshmitarit është një dokument që vjen nga autoritetet serbe. Ky dokument është shqyrtuar me kujdes pasi përmban të dhëna të rëndësishme për rastin dhe përvojën e dëshmitarit

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit

Ben Emmerson, avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, gjatës seancës gjyqësore të së hënës ka thënë se një nga dokumentet që i është prezantuar një dëshmitari është dokument i dhënë nga autoritet serbe.

“Ky dokument bën pjesë në kategorinë e dokumenteve që kanë kundërshtuar dhe duhet të vërtetohet”, ka theksuar avokati i Veselit.

Sipas Emmerson, disa të dhëna në këtë dokument janë futur nga shërbimi sekret serb.

“Ndër provat materiale shoqëruese, që lidhen me shënim përgatitor është një dokument që i është treguar dëshmitarit gjatë seancës përgatitore, që është një dokument qartazi i dhënë nga autoritetet serbe ndonëse ju keni dhe origjinalin edhe përkthimin në anglisht. Por, është pjesë e së njëjtës kategori me dokumentet që kemi kundërshtuar sa i takon të dhënave që janë futur nga shërbimi sekret serb përpara se të jepej dëshmia në TPNJ, në ish-Tribunalin e Hagës.

Dhe sikurse e dini, një nga këto dokumente është shënuar për identifikim sepse duhet diskutuar ende mes palëve dhe duhet të dalim me parashtrimet konkrete. Sa i takon dokumentit tjetër, është një dokument që është pranuar, por megjithatë është edhe ky dokument që është objekt debati gjyqësor dhe ne kemi kërkuar që Trupi Gjykues që ta ri klasifikojë sepse edhe ky është i shënuar për identifikim”, ka thënë Emmerson.

“E njëjta gjë vlen edhe për këtë dokument që iu tregua këtij dëshmitari. Është fjala për dokumentin U001 – 8967 deri në U001 – 9121 – ET rishikuar një. Tani ky është një manual që qartazi është dhënë nga shërbimi sekret serb sepse e kuptoj që nga gjuha në ballinë. Është dokument origjinal, por në një faqe nga fundi ka një shtesë, ose mund të themi që janë hedhur disa shënime”, ka shtuar avokati i Veselit.

Dëshmitari i 31-të është duke dhënë dëshminë e tij në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika